Futboll La Liga Sport

“JASHTËTOKËSORI” NUK DORËZOHET/ Messi iu bën sërish premtim tifozëve të Barcelonës (VIDEO)

Para se të niste ndeshja për trofeun ‘Johan Gamper’ mes Barcelonës dhe Arsenalit, lojtarët katalanas për t’i dhënë udhë sezonit të ri janë përshëndetur me tifozerinë prezente në shkallët e stadiumit ‘Camp Nou’.

Në fjalën e tij, kapiteni i blaugranave dhe njëkohësisht një nga më të mirët në Botë, Lionel Mesi është shprehur se edhe këtë vit skuadra do të luftojë për çdo trofe. Mesi ka guximin për të deklaruar se ekipi do t’i shkojë deri në fund kompeticioneve, edhe pse nga sezoni i kaluar nuk kanë shumë kujtime të bukura pas asaj ndeshje në gjysmëfinale e Champions League ndaj Liverpulit.

Ndërkohë, ‘pleshti’ shtoi se edhe kampionati është tepër i vështirë dhe se kush ekip mund të ketë fituar 8 nga 10 herë. Megjithatë, këtë radhë mbetet sërish për t’u parë, teksa sezoni i fundit është ngulitur në mendjet e katalanasve.

Related posts

ZIDANE ASNJË HUMBJE NË FINALE/ Real Madrid triumfon me penallti në Superkupën e Spanjës

Delo.autor

Bacca nuk dëshiron të rikthehet tek Milan, shprehet i lumtur te Villareal

Q.Autor

EURO 2020/ U dëmtua me kombëtaren italiane, UEFA merr vendimin për zëvendësimin e Sensit me lojtarin e Atalantës…

Delo.autor

Leave a Comment