Futboll Kategoria Superiore Sport

ULTIMATUM KLUBIT TË TIRANËS PËR RROGAT/ Kale edhe Agustin Torasa presin deri në fillim të sezonit, ose përndryshe…

Kale dhe Torasa u kanë dërguar mesazh drejtuesve të Flamurtarit dhe u kanë kërkuar që të likuidohen. Braziliani dhe argjentinasi pretendojnë të marrin rreth 50 mijë euro secili. Paga e Kalesë dhe Torasës shkonte në 5 mijë euro në muaj. Drejtuesit e Flamurtarit kanë marrë tashmë mesazhin e dy ish-lojtarëve, ndërsa për t’u theksuar është fakti se ata duhet që të nisin të mendojnë se si do t’i shlyejnë detyrimet.

Mësohet se si Elton Kale, ashtu edhe Agustin Torasa kërkojnë që të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit me drejtuesit e Flamurtarit. Burime pranë dy lojtarëve kanë konfirmuar se ata janë dakord që pagesa të bëhet edhe me këste. Në mesazhin dërguar drejtuesve të klubit, Torasa dhe Kale pyesin se kur do të zgjidhet situata dhe kur rrogat do të hidhen në llogaritë e tyre. Duket se pritja e gjatë do ta ketë edhe një fund. Gazeta mëson se Torasa dhe Kale do të presin edhe pak derisa të nisë kampionati. Nëse gjërat nuk rregullohen, atëherë ata do të ndërmarrin hapin ligjor duke e hedhur në gjyq klubin. Kjo pritet që të ndodhë në muajin shtator. Elton Kale shpesh ka “shpërthyer” gjatë kohës që ka qenë te Flamurtari për çështjen e pagave. Braziliani nuk ka ngurruar të publikojë statuse në rrjetet sociale, por ka “bojkotuar” edhe stërvitjet, duke u hequr si i sëmurë. Ndërsa Agustin Torasa dhe lojtarët e tjerë kanë qenë më të përmbajtur, duke mos shfaqur asnjë shenjë të tillë reagimi.

SHFAQEN NË VLORË – Agustin Torasa dhe Elton Kale dje janë shfaqur në Vlorë. Ardhja e tyre duket se ka qenë edhe një sinjal ndaj drejtuesve për pagat. Të dy lojtarët kanë ardhur edhe me shpresën se mos zgjidhnin ndonjë gjë dhe të interesoheshin për situatën. E ndërsa janë parë të kalojnë pranë stadiumit me nostalgji për sezonin e kaluar edhe pse me të këqijat e tij, braziliani dhe argjentinasi “e kanë mbajtur frymën” në plazh.

kale torasa ne vlore

Ata kanë zgjedhur zonën e Radhimës për të plazhuar dhe një hotel luksoz për akomodim. Si për të treguar se nuk e harrojnë Flamurtarin, Torasa dhe Kale dje në plazh kanë qenë të shoqëruar nga lojtari vlonjat Mateo Qarri. Pavarësisht historisë së hidhur të sezonit të shkuar futbollistik, dy lojtarët e huaj duket se nuk shkëputen dot nga Vlora për bukuritë dhe bregdetin e saj.

Related posts

Hysaj në fazë përgatitore, por ka një vizitë të veçantë në stërvitje (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ronaldo pranë marrëveshjes me Juventusin? Real Madrid i jep lamtumirën portugezit 

Isa.Autor

EINTRACHT-INTER/ Do të jetë Borja Valero zëvendësuesi i Nainggolan (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment