Futboll Seria A Sport

“LOJA E SARRIT ËSHTË E PËRSOSUR”/ Daglas Kosta rrëfen: Unë dhe Ronaldo jemi…

Daglas Kosta u transferua tek Juventusi me shumë bujë, por akoma nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij me bardhezinjtë.

Gjithsesi pas ardhjes së Sarrit, braziliani shpreson që do të arrijë një formë të mirë, dhe do të ndihmojë ekipin për të arritur objektivat. Në një intervistë të dhënë, Kosta shprehet: “Unë jam një lojtar shumë sulmues, dhe loja e Sarrit është e përsosur për mua. Kristiano dhe unë jemi miq, qëllimi im është të jem sa më afër tij, dhe ta furnizoj me topa. Ne mund ta arrijmë atë që duam nëse jemi të gjithë bashkë. Ne jemi të gjithë lojtarë të shkëlqyer, të cilët mund të luajmë në çdo ekip. Juventusi ka drejtorë të shkëlqyer që bëjnë më të mirën për klubin. Në çdo rast, ne jemi të gjithë shumë afër njëri-tjetrit dhe kushdo që meriton të luajë, do ta bëjë këtë gjithmonë.”, u shpreh braziliani.ct-90mins-douglas-costa-picks-up-injury-in-brazil-training-20180523

Gjithashtu ai foli edhe teknikun e ri, Mauricio Sarri: “Trajneri insiston në intensitet dhe presion shumë të lartë. Fytyra e Juves po ndryshon, dhe ne po bëjmë gjithçka që na kërkohet. Sarri dhe Guardiola janë të ngjashëm, ata insistojnë që të bëjmë presion lart, dhe të mbajmë linjën e mbrojtjes shumë lart. Guardiola i pëlqen prekjet e shpejta të topit dhe po kështu bën edhe Sarri, pavarësisht se tekniku i ri kujdeset më shumë për fazën mbrojtëse.”, mbylli intervistën 28-vjeçari.

Related posts

PAS SANCHEZ INTER KËRKON NJË TJETËR “YLL”/ Dëshira e Conte-s kushton 90 mln euro

F.autor

JUVENTUS-ATALANTA/ Mbrojtja “bardhezi” e çmontuar, Zapata shtang Sarrin (VIDEO)

Delo.autor

SURPRIZË/ MESSI-RONALDO “PERËNDUAN”: Dy kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” janë…

Isa.Autor

Leave a Comment