Futboll Sport

XAVI BËN DEKLARATËN E BUJSHME/ Ja pse i thotë “jo” Botërorit me 48 pjesëmarrës në Katar

Xavi Hernandez, kapiteni i skuadrës nga Katari, Al Sadd, tha se nuk dëshiron një Kupë Bote me 48 ekipe në këtë vend, siç është propozuar nga FIFA në muajt e fundit. Mesfushori i njohur spanjoll është një nga ambasadorët globalë të “Katar 2022”, pra njeri shumë afër organizatorëve të këtij eventi global futbollistik.

Madje, shumë e shohin atë si trajnerin e ardhshëm të Katarit në këtë Kupë Bote. Mesazhi i tij ishte shumë i qartë, kur u pyet për propozimin e FIFA-s. Ish-kapiteni i Barcelonës foli për gazetën indiane “Sport Star”:”Drejtuesit e FIFA-s duhet të ruajnë numrin aktual, 32 ekipe, që të marrin pjesë në Kupën e Botës të Katarit, siç është planifikuar që në fillim. Katari po përgatitet për turneun prej disa vitesh me sistemin aktual. Përveç kësaj, zgjerimi i numrit të ekipeve pjesëmarrëse do të shkaktonte një kaos njerëzish në ditët e turneut“.

Deklaratat e kapitenit të Al Sadd lidhur me numrin e pjesëmarrëse në Kupën e Botës së radhës kanë krijuar polemika. Sidomos, për shkak se Xavi e mbajti këtë qëndrim vetëm tri ditë pas deklaratave të kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, në të cilën ka nënvizuar se vendimi përfundimtar do të merret në qershor, në koordinim me Katarin, mikpritësin e Kupës së Botës në vitin 2022.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mbrojtësi Pique: Ai pothuajse më detyroi të largohesha nga Barcelona

Delo.autor

Po çmend rrjetin, kjo foto thyen zemrat e çdo tifozi

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Përfundimisht, kjo është Shqipëria e Panuccit!

Sadik.Autor

Leave a Comment