Futboll Sport

PAS LAMTUMIRËS ZHGËNJYESE TEK MILAN/ Gattuso merr ofertë nga klubi francez…

Genaro Gattuso mund të kthehet shumë shpejt në pankinën e një skuadre, por këtë radhë larg Italisë.

Ish-futbollisti e trajneri i Milanit, kërkohet nga një klub francez, i cili i ka ofruar mundësinë që të kthehet shumë shpejt në pankinë, për të lënë pas lamtumirën zhgënjyese nga kuqezinjtë të cilët i la një pikë larg Championsot.

Nantes, klub i cili në të kaluarën ka pasur në pankinë një tjetër emër të njohur italian si Claudio Ranieri, ka kontaktuar me Gattuson këto ditë, duke i ofruar atij drejtimin e ekipit.

Vahid Halihodzic, trajneri i cili ishte në krye të Nantes në sezonin e fundit ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë dhe është krijuar mundësia për të drejtuar këtë ekip.

Gattuso ka kërkuar kohë të mendohet dhe brenda të hënës do t’u komunikojë francezëve vendimin e tij.

Ndërkohë, gati në listë pritje janë edhe Walter Zenga dhe Luis Fernandez.

Related posts

“NUK MË FRIKËSON TËRHEQJA NGA FUTBOLLI”/ Chiellini tregon objektivin: Juventus e dëshiron që nga 1996

Delo.autor

Wenger: Mkhitaryan është lojtar i kompletuar

Q.Autor

FITORJA NDAJ VENEZIAS/ Trajneri Pioli: Duhet të përfitojmë nga aspektet pozitive të ecurisë sonë

Delo.autor

Leave a Comment