Futboll Sport

KALOI FAZËN TJETËR TË EUROPA LEAGUE/ Simone Zaza përjetoi një moment tepër të “sikletshëm” (VIDEO)

Torino arriti të kaloi në fazën tjetër të Europa League, pasi barazoi 1-1 me ekipin bjellorus të Elis Bakajt, Shakhtyor Soligorsk.

Ky takim ka qenë një formalitet për italianët, të cilët kanë kursyer Bakajn me shokë pas fitores së thellë 5-0 të marrë në ndeshjen e parë.

Ndërkohë një video e portierit të Shakhtorit, Andrei Klimoviç, në minutën e 41-të të sfidës është duke bërë xhiron e rrjetit. Gardiani bjellorus, braktisi portën, teksa guxoi të driblonte 2 herë me mjeshtëri sulmuesin italian.

Nuk mund të mungonte as hakmarrja e Zazës. Sulmuesi në minutën e 80-të gjeti rrugën e rrjetës duke kaluar në avantazh Torinon.

Gjithsesi, vendasit kanë arritur ta shmangin humbjen falë golit të realizuar me penallti nga Yanush në minutën e 91-të.

Related posts

DIÇKA PO “GATUHET” TEK BAYERN/ Salihamidzic “NDEZ” merkaton për yllin e Bundesligas

Delo.autor

Strakosha e Hysaj tregojnë pse luajnë në Serie A, mediat italiane japin vlerësimin për shqiptarët

Isa.Autor

Mesfushori i Napoli refuzon Anglinë: Atje bie shumë shi…

Q.Autor

Leave a Comment