Futboll Sport

RONALDO NUK E NDAL KONKURRENCËN ME MESSIN/ Ja rekordi ku duelojnë tani (FOTO)

Cristiano Ronaldo ia doli të shënojë për ndeshjen e tetë radhazi në transfertë në fitoren 2-1 kundër Lazios në stadiumin “Olimpico”.

Aktualisht sulmuesit i Juventusit është në kuotën e 15 golave në Serie A dhe 17 në total. Prej këtyre gjysmën e ka shënuar larg “Allianz Stadium” të Torinos, serinë në fakt e hapi në transfertën ndaj Chievos, e filloi ndaj Parmës e më pas nuk u ndal më.

Ky është një rekord, nga njeriu i rekordeve, deri tani asnjë nuk e kishte arritur në kampionatin italian këtë shifër. Beppe Signori në sezonin 1992-93 kapi shifrën e 10 golave radhazi në transfertë, por në dy kampionate të ndryshme.

Në nivel Evropë është Lionel Messi që e mban rekordin me 13 transferta radhazi që ka shënuar në vitin 2013 duke mos u ndalur ndeshje pas ndeshje. Tani ky rekord është në optikën e portugezit që synon të konkurrojë në çdo drejtim.

 

Related posts

LIVE/ Ronaldo i papërmbajtshëm, Portugalia e mbyll në epërsi pjesën e parë (VIDEO)

Sadik.Autor

EDISON CAVANI BËHET QESHARAK/ Shikoni çfarë rasti shpërdoroi me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ “Vidhet” Atalanta e Gjimshitit, anulimi i golit të barazimit tërbon Gasperinin (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment