Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KEIDI BARE SHKËLQEN NË SPANJË/ Ja statistikat e jashtëzakonshme në dy takimet e para me Malagan

Mesfushori shqiptar, Keidi Bare, ishte titullar në ndeshjen e javës së dytë që Malaga luajti në ligën e dytë spanjolle, në shtëpi përballë Las Palmas.

Fieraku ishte titullar për Malagën, ndërsa luajti 90 minuta, në barazimin 1-1 të ekipit të tij. Paraqitja e Bares ishte mjaft pozitive, ndërsa ai ka arritur edhe një statistikë prej një lojtari të madh.

Ai arriti një përqindje prej 94.8% të pasimeve të sakta në këtë takim, duke qenë një lojtar kyç në mesin e fushës së Malagës.. Vetëm Rhiner i ekipit të Kadiz, pati një përqindje më të lartë se shqiptari në këtë javë të dytë në Spanjë, prej 96.8%.

gba

Ndërkohë, në të të ndeshjet e luajtura për një total prej 180 minutash, Bare ka qenë një lojtar mjaft i domosdoshëm edhe në shkatërrimin e aksioneve, duke rikuperuar plot 11 topa.

Nga të dyja takimet e para, Bare ka arritur një përqindje prej 75%, të pasimeve të sakta, apo thënë ndryshe, 3 në 4 pasime prej tij kanë qenë të suksesshme.

Related posts

Salah i dhuron fitoren Egjiptit me një magji në minutën e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

(VIDEO) Liverpool kalon në epërsi ndaj Cityt, Chamberlain autor i golit

Q.Autor

Viky Varga, ‘goli’ më i bukur i Pelle (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment