Kategoria Superiore Shqipëri

Dalipi: Mungesat na rëndojnë, por kemi tifozët

Partizani me dhimbje koke përpara ndeshjes me Kukësin. Jo vetëm Gerhard Progni, listës së mungesave për sfidën ndaj verilindorëve i bashkohen Batha e Trashi, të cilët janë pezulluar nga Komisioni i Disiplinës për sjelljen e tyre në ndeshjen kundër Flamurtarit. Ndërkohë, Kalari është në fazë rikuperimi, ndërsa gjendja e Telushit mbetet për t’u vlerësuar.  Në konferecën për shtyp, zëvendëstrajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, u shpreh se një vendim i tillë vë në vështirësi skuadrën përpara një takimi kaq delikat. Sidoqoftë, tekniku shfaqet i kënaqur që do të ketë mbështetjen e lojtarit të 12-të.

Pavarësisht situatës emergjente, Dalipi tregohet optimist dhe i bindur që skuadra do të japë më të mirën. Për sa i përket formacionit, vendimi do të merret pas përfundimit të dy seancave stërvitore të mbetura.

 

Related posts

E PABESUESHME/ Sulmuesi Selmani protagonist në Suedi, realizon pas 26 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

 “BQ”-ja i FSHF-së mbërrin në Jerusalem, ja detaji që po shkrin rrjetin

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Ndodh sot në KOSOVË, ekipi shënon 11 GOLA në një ndeshje

Isa.Autor

Leave a Comment