Futboll Sport

90 MINUTA NË STOL NDAJ PARMËS/ De Ligt mund t’i ndodhë e PAPRITURA me kombëtaren

Matthijs De Ligt e humbi mundësinë për të debutuar këtë javë me Juventusin, teksa ndaj Parmës ishte në stol për 90 minuta.

Diçka që nuk e priste holandezi, ndërsa nuk nguroi të shprehej se kishte mbetur i befasuar nga vendimi i trajnerit Sarri.

Megjithatë, 19-vjeçari deklaroi se e respekton zgjedhjet e teknikut dhe se ende ka nevojë të ambientohet me kampionatin e ri.

Ndërkaq, në këtë linjë është edhe trajneri i Holandës, Ronald Koeman, i cili është shprehur se De Ligt do të jetë shumë shpejt titullar te Juventusi.

“Nga një anë ai mendon se duhet të luajë pasi ka kushtuar shumë. Por, nëse në skuadër janë Bonucci dhe Chiellini atëherë trajneri mund të bëjë zgjedhje të ndryshme. Kam folur me djaloshin para dy javëve dhe më ka thënë se duhet të adaptohet me mënyrën e të luajturit dhe mbrojtjen në Itali. Ajaxi ishte diçka komplet tjetër, fiziku mjafton në Holandë. Këtu duhet të jesh shumë pozicional. Por nuk jam i shqetësuar. Një lojtar me kualitetin e tij do të luajë në shumë në kompeticione, do jetë shpejt titullar. Sigurisht, për Holandën nuk është në dyshim”, tha Koeman.

Related posts

FITUESI I TOPIT TË ARTË/ Modric: Dhënia fund e DOMINIMIT të Ronaldos dhe Messit, FITORE për futbollin

Isa.Autor

“ÇËSHTJA MESSI ËSHTË SHUMË E NDJESHME”/ Luis Enrique: Klubet janë mbi të gjithë individët

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, menjëherë gol i krutanëve. Marku ndëshkon me kokë

Delo.autor

Leave a Comment