Futboll Premier League Sport

PREZANTOHET TEK MANCHESTER UNITED/ Flet mbrojtësi Maguire: I ngazëllyer për vizionin dhe planet që…

Harry Maguire është edhe zyrtarisht futbollist i Manchester United. Mbrojtësi anglez u transferuan në “Old Trafford” për shumë rekord për një mbrojtës, 80 milionë paundë. 23-vjeçari firmosi kontratën 6-vjeçare me opsion rinovimin edhe për një vit.

Në bazë të marrëveshjes mbrojtësi do të përfitojë 200 000 paundë në javë. 26-vjeçari në prononcimin për faqen e klubit u shpreh se është i kënaqur që bashkohet me “Djajtë e Kuq”.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar për këtë klub të shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar plotësisht kohën time në Leicester dhe do të doja t’i falënderoja të gjithë në klub, dhe tifozët, për mbështetjen e tyre fantastike gjatë dy sezoneve të kaluara. Sidoqoftë, kur Manchester United vjen e troket në derën tënde, është një mundësi e jashtëzakonshme. Kam biseduar me trajnerin dhe jam i ngazëllyer për vizionin dhe planet që ai ka për ekipin. Ole po ndërton një ekip për të fituar trofe. Tani po pres me padurim të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe fillimin e sezonit.”

Ndërsa Solskajer vlerësoi cilësitë e Maguire dhe vizionin që ka për lojën.

“Harry është një nga mbrojtësit më të mirë qarkullim dhe jam i kënaqur që kemi siguruar nënshkrimin me të. Është një lexues i shkëlqyeshëm i lojës ka autoritet dhe aftësinë për të qëndruar i qetë dhe shmangur presionin. Ai do të përshtatet mirë në këtë grup si në fushë dhe jashtë saj.”

Maguire luajti për dy sezone te Leicester City, ku u aktivizua në 76 ndeshje e shënoi 5 gola.

Related posts

Crystal Palace trondit Cityn, Liverpooli forcon kreun në Premier League

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ TIRANA dorëzohet në fund, SKËNDERBEU kryeson i vetëm

Isa.Autor

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Derbi pritet të jetë i zjarrtë në “Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment