Futboll Premier League Sport

FITORJA E MANCHESTER CITYT HIDHËRON RIVALËT/ “Shpërthen” Guardiola: Përballuni me ne dhe na mundni në fushë!

Trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola nuk i ka përmbajtur dot emocionet në konferencën për shtyp pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me fitoren e çështjes së heqjes së dënimit të klubit anglez në KAS-i.
guardiola
Pakënaqësisë së rivalëve (trajnerit Jurgen Klop, i cili e quajti ditën e djeshme si “të keqe” dhe Zhoze Murinjos, që e quajti vendimin e KAS-it “të turpshëm”), Guardiola u bëri thirrje rivalëve të sfidojnë ekipin e tij dhe ta mundin në fushë, jo duke përdorur prapaskena.

“Dua të përfundoj. U them njerëzve të na shikojnë në sy për të thënë atë që mendojnë, flasim ballë për ballë. Luani kundër nesh në fushë dhe mos hezitoni të na mundni. Nëse e bëni këtë, ju japim dorën dhe ju përgëzojmë. Ata (rivalët) u mundën jashtë fushës, duhet të zbresin në fushë dhe të na mundin ne, si sportistë të vërtetë. Nëse kemi bërë diçka gabim si klub, e pranojmë dënimin nga UEFA, FIFA, apo kushdo qoftë. Dje nuk ishte një ditë e keqe për futbollin, ishte një ditë e madhe. Zhoze dhe trajnerët e tjerë duhet ta dinë se ne jemi pala e dëmtuar dhe duhet të na kërkojnë falje”, u shpreh Guardiola.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hoqi dënimin dy-vjeçar të UEFA-s ndaj Mançester Siti, i cili e përjashtonte skuadrnë për dy sezona nga pjesëmarrja në garat europiane.

Related posts

Serena Williams kryeson listën e Forbes, sportistja më e paguar

Isa.Autor

“RONALDO ËSHTË KËTU”/ Tifozët e “Djajve të Kuq” ngrenë pankartën e CR7 në ndeshjen kundër Wolves (VIDEO)

Delo.autor

Kovac thur lavde për mesfushorin e Bayern: Nuk është më i ngrirë

Isa.Autor

Leave a Comment