Futboll Sport

KËRKOHEJ NGA MANCHESTER UNITED/ Inaki Williams firmos kontratë 9-vjeçare me…

Mançester Junajtid interesohej në fund të merkatos për sulmuesin e Atletik Bilbaos, Inaki Williams, të cilin e shikonte si zëvendësuesin e Lukakut. Por, “Djajtë e Kuq”, dështuan të arrijnë një marrëveshje për transferimin e 25-vjeçarit, në “Old Trafford”.K;L;'

Ditën e djeshme, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, klubi spanjoll njoftoi se kishte rinovuar kontratën, me Uilliams. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 9-vjeçare, e cila do ta mbajë atë të lidhur me klubin bask, deri në vitin 2028, dhe me një klauzolë largimi prej 135 milionë eurosh.

Ganezi me pasaportë spanjolle, nuk dëshiron të luajë me asnjë ekip tjetër përveç Bilbaos, dhe sipas kontratës së re nuk ka për të luajtur, pasi kërkon t’i qëndrojë besnik klubit të tij.

Sulmuesi ka zhvilluar 204 ndeshje me spanjollët, teksa ka arritur të shënojë 48 gola, dhe ka qenë një ndihmesë shumë e madhe për skuadrën.

Related posts

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK INTER/ Zbulohet e ardhmja e Eriksen. Në janar pritet të kalojë tek skuadra e…

Delo.autor

Roma- Liverpool/ “Verdhekuqët” barazojnë shifrat në “Olimpico”

Sadik.Autor

ZBULON TË “KALUARËN E ERRËT”/ Rio Ferdinand: Pija deri në 10 gota, pastaj kalova te vodka

Delo.autor

Leave a Comment