Futboll Sport

KËRKON TË LËRË GJURMË NË AUSTRI/ Bekim Balaj kërcënon rivalët: Ishte thjesht ndeshja e parë, ka shumë…

Bekim Balaj kërkon të lërë shenjë në futbollin austriak dhe fillimi me Shturm Grac ka qenë thuajse perfekt pasi futbollisti shqiptar i dha tre pikët ekipit të tij në sfidën ndaj Volsfsberger me golin e shënuar në fillimin e ndeshjes ku debutoi.

“Ndeshja e parë, goli i parë dhe tre pikët, që ishin gjëja më e rëndësishme”, ishin fjalët e futbollistit menjëherë pas duelit. “Ishte një fillim i mirë për mua, por ishte thjesht ndeshja e parë, ka shumë ndeshje të tjera që na presin dhe shpresoj që të shënoj më shumë. Kisha raste të tjera, muns të bëja edhe më shumë, por siç e thashë, më e rëndësishmja ishin tre pikët”, tha Balaj.

Futbollisti provoi për herë të parë kampionatin austriak në fushën e lojës, por përsëriti se kishte njohuri të mira për të. “Sot krijova përshtypjen e parë. Por Hamdi Salihi më ka dhënë shumë informacione rreth Bundesligës dhe klubit”, tha Balaj, i cili mori komplimente edhe nga trajneri Nestor El Maestro. “Jam i kënaqur me Balajn, ai bëri punën e tij”, tha tekniku për paraqitjen e sulmuesit shqiptar në debutim.

Related posts

Di Maria ‘tradhëton’ Realin, i gëzohet fitorës së Barcelonës në ‘El Clasico’

Q.Autor

U ZYRTARIZUA TEK KONIASPOR/ Çekiçi largohet nga grumbullimi i skuadrës, tani pritet vetëm prezantimi

Delo.autor

“MË THA VAZHDO KËSHTU, JE I FORTË”/ Lojtari që ndëshkoi Milan-in zbulon këshillën që i dha Ibra

Delo.autor

Leave a Comment