Futboll Seria A Sport

KLUBE TË MËDHA SHFAQËN INTERES PËR YLLIN E LAZIOS/ Milinkovic Savic: Kurrë nuk kam përmendur një transferim tek…

Sergei Milinkovic Savic këtë merkato verore është përfolur shumë që mund të largohet nga Lazio.

Klube të mëdha evropiane kishin shfaqur interes për mesfushorin.

Mirëpo në një intervistë për “Sport Plus” Savic u shpreh se ndjehej mirë tek klubi italian dhe se kurrë nuk e kishte menduar largimin.

“Asnjëherë nuk kam thënë se kam dashur të largohem nga Lazio. Ndihem mirë këtu. Unë kurrë nuk përmenda një transferim të mundshëm te Manchester United dhe ishte thjesht bisedë në letër. Angazhimet e reja më presin me Lazio.”

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona gjithashtu janë ndjekur si destinacione të mundshme për serbin, si dhe Inter Milanin, por tani duket një siguri gati se mesfushori i talentuar do të qëndrojë me Lazio të paktën një vit tjetër. Padyshim që thashethemet do të kthehen verën e ardhshme.

Related posts

PARTIZANI-BYLIS/ Trajneri Lerda ndryshon skemën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“ME SYTË DHE ZEMRËN TEK JU”/ Shpërthejnë “Tifozat Kuq e Zi”: Lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa…

Delo.autor

Chelsea/ Vëllezërit Hazard mund të bashkohen sërish

Q.Autor

Leave a Comment