Futboll Seria A Sport

HAKMERRET ME ISH-KLUBIN NË MERKATO/ Marotta kërkon që t’i prishë punë Juventus, ja klauzola që i vendos

Xhuzepe Marota duket se ka një inat të vjetër me Juventus. Dhe për këtë arsye ai po mundohet që t’i prish punë skuadrës bardhezi me çdo lloj mënyre.

Përveçse ka sulmuar të gjithë objektivat e merkato së Juventusit duke turbulluar ujërat gjatë verës, Marota duket se po përpiqet në të gjitha mënyrat që të ndalojë përforcimin e tyre në të ardhmen.

Interi po eviton me çdo kusht që Mauro Ikardi të përfundojë te Juventusi dhe kjo shihet nga hezitimi për të hapur negociatat me bardhezinjtë apo duke u paraqitur atyre një çmim 20 milionë euro më të lartë se sa skuadrave të tjera të interesuara. Një prej këtyre skuadrave është Roma, por Marota nuk u beson shumë verdhekuqve, të cilët në të kaluarën janë treguar më shumë miqësore se sa duhet me Juventusin.

Sipas mediave italiane, negociatat mes palëve për transferimin e Ikardit kanë filluar të bëhen serioze, por Marota ka vendosur që në marrëveshja të përfshijë edhe një klauzolë të veçantë. Ajo do t’i ndalojë Romës që pas një viti të mund t’ia shesë sulmuesin argjentinas vetëm një skuadre, Juventusit. Një hakmarrje e ish-drejtuesit dhe një mesazh i qartë se nga tani e tutje mes dy klubeve ka lufte të hapur,  edhe në kontrata.

Related posts

Pas eliminimit nga Champions, PSG nuk ndalet në merkato. Gati një tjetër blerje

Q.Autor

ZBARDHET E VËRTETA/ Ja arsyeja pse MALCOM nuk u TRANSFERUA tek ROMA…

Isa.Autor

KALIMI NË KOMBËTAREN E KOSOVËS/ Rashica: Vendimi më i mirë i karrierës time, e kam pasur “borxh” për të luajtur për të

Delo.autor

Leave a Comment