Sport Të tjera

XHUDISTJA NË KËRKIM TË TITULLIT/ Majlinda Kelmendi kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.

Xhudistja kosovare është kualifikuar për në çerekfinale pasi e mundi me pikë Agata Perencin nga Polonia në kërkim të titullit të tretë botëror në kategorinë deri 52 kilogram.

Pas një lufte të barabartë në fillim të duelit, Kelmendi filloi ta kontrollojë ndeshjen dhe në fund të përballjes e hodhi në dysheme polaken.

Në fillim gjyqtarët dhanë ippon për kampionen olimpike, por më pas e rikthyen vendimin dhe hedhjen e saj e llogariten vetëm një pikë.

Gjithsesi kjo i mjaftoi 28-vjeçares e cila e kaloi edhe këtë raund dhe tani do të përballet me Ai Shishime nga Japonia, e cila u shpall kampione bote më 2017.

Related posts

“NUK TËRHIQEM NGA FUTBOLLI”/ Veterani Buffon: Ja pse Juventus ndryshoi 3 trajnerë në vitet e fundit

Delo.autor

“ËSHTË SULMUESI MË I KOMPLETUAR NË LIGË”/ Simeone tregon kush është më i miri në Seria A

Isa.Autor

“LEWANDOWSKI MË I MIRI NË BOTË”/ Poertieri Neuer: Me trajnerin Flick fituam gjithçka, më vjen keq për…

Delo.autor

Leave a Comment