Futboll Premier League Sport

MATEO MUSACCHIO DREJT SHITJES/ Milan gati zëvendësuesin tek klubi i Premier League…

Nevoja nuk është urgjente, por duke qenë se në klub kanë ardhur disa oferta për Mateo Muzakion dhe drejtuesit po mendojnë të shesin argjentinasin dhe njëkohësisht të kenë gati pasuesin, të paktën në nivel organike. Shitja e 28-vjeçarit, për më shumë se 18 milionë euro, do të mundësonte një kapital plus, i cila do të vlente shumë për buxhetin.

Leo Duarte është përforcimi më i ri i Milanit për prapavijën, por mund të mos jetë i fundit. Më Kaldarën e dëmtuar (rikthimi pritet në nëntor), kuqezinjtë po kryejnë disa sondazhe për të afruar një tjetër mbrojtës.

Në këto kushte, “Djalli” ka rihapur kanalin e bisedimeve me Liverpulin për Dejan Lovren. Kroati mund të largohet për 13-15 milionë euro, por më shumë se vlera e kartonit, italianët i shqetëson rroga e lojtarit që aktualisht vërtitet të 4 milionë eurot në sezon. Nëse Lovren pranon të arkëtojë më pak, brenda të enjtes së ardhshme, kur skadon edhe afati i merkatos për klubet angleze, Milani mund të tentojë afrimin e nënkampionit të botës.

Por nëse marrëveshja me Lovren nuk realizohet është alternativa Kristofer Ajer. Norvegjezi luan për Selltikun e Gllasgout dhe ka hapësirë të madhe përmirësimi. Falë moshës së re (21 vjeç) dhe vlerës së ulët (2 milionë euro), ai mund të ishte përforcimi ideal që shkon për shtat edhe me filozofinë e re të Milanit, që parashikon afrime me kosto të përmbajtur, në mënyrë që të marrin vlerë brenda ekipit të Xhampaolos, një trajner i specializuar për nxjerrjen në pah të talentit.

Related posts

KAOSI TEK MAN UNITED/ POGBA: Nuk po e kuptojmë ç’po ndodh, jemi në një gjëndje…

Isa.Autor

NGA KANADAJA TEK LA MANSIA/ Kush është 15 vjeçari që Rumania ka grumbulluar, mund të vendosë rekordin historik (VIDEO)

Delo.autor

NUK PËRMBAHET MBAPPE/ I tregon organin gjenital kundërshtarit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment