Futboll Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Grilish është i Sitit, sot nis sulmi edhe për Kejnin

Mançester Siti ka bërë hapa gjigantë përpara për transferimin e Xhek Grilishit në “Etihad” dhe mediat angleze raportojnë se operacioni do të përfundojë brenda kësaj jave. Siti ka bërë një ofertë 100 milionë paund për fantazistin e Aston Vilës, e cila është pranuar, por tashmë kanë ngelur për t’u diskutuar modalitetet e pagesës, që mbeten vetëm një formalitet për t’u zgjidhur në ditët e ardhshme.

Grilish pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë i një futbollisti britanik në histori dhe në “Etihad” e pret një rrogë mbi 200 mijë paund në javë. Aston Vila bëri gjithçka për ta bindur fantazistin që të qëndronte në skuadër dhe i ofroi një kontratë të re prej më shumë se 150 mijë paundësh në javë. Por, talenti i kombëtares angleze dëshiron të luajë për një klub të madh, i cili i jep mundësinë të përjetojë edhe emocionet e Ligës së Kampioneve.

Pep Guardiola i cili kërkon të transferojë edhe Herri Kejnin, do të duhet të shesë të paktën një yll të skuadrës së tij në javët e ardhshme. Bernardo Silva që sapo është rikthyer në grumbullim me skuadrën pas pushimeve verore, mund të jetë një nga të sakrifikuarit. Portugezi shpreson që të rikthehet në Gadishullin Iberik, ku Atletikoja e Madridit dhe Barcelona janë dy ndër klubet e interesuara.

KEJN – Objektivi i radhës së kampionëve të Anglisë, Herri Kejn, sot rikthehet në grumbullim me Totenhemin. “The Telegraph” zbulon se 28-vjeçari do t’i kërkojë klubit ta shesë te Mançester Siti.

Kejn

“Spërsat” kërkojnë mbi 150 milionë paund për kartonin e sulmuesit të tyre, një shifër që “Qytetarët” ngurrojnë ta paguajnë. Por, me këmbënguljen e lojtarët, presidenti Daniel Levi mund të provojë që të lëshojë diçka nga qëndrimi i tij deri tani i hekurt.

Related posts

“PEREZ BËN GATI ÇMENDURINË E RADHËS”/ REALI kërkon sulmuesin e Man Cityt

Isa.Autor

SUPERKUPA/ RAMOS “dorëhiqet” nga FRONI: GRIEZMANN bëhet mbreti i Madridit

Isa.Autor

PANUCCI NË HALL/ Probleme për dy lojtarë kuqezi, Grezda merr lajmin e gëzuar nga Skocia

Isa.Autor

Leave a Comment