Futboll Seria A Sport

LACIO NË SUPER FORMË/ Siguron 9 fitore në 9 miqësore, Strakosha i “pavëmenshëm”

Lacio e Simone Inzagit gëzon një super formë. Ajo ka arritur të sigurojë 9 fitore në 9 miqësore të zhvilluara. Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, mposhti në përballjen e sotme, spanjollët e Selta Vigos me rezultatin 1-2.

Të kaltrit shënuan 2 herë në pjesën e parë me anë të Imobiles, ndërkohë që Selta ngushtoi rezultatin në minutën e 38-të me anë të Beltran, i cili përfitoi nga një gafë e Thomas Strakosha.

Gardiani  shqiptar nuk u tregua aspak i kujdesshëm pas gjuajtjes nga jashtë zone të mesfushorit spanjoll, duke i dhuruar një gol skuadrës kundërshtare.

Gjithsesi kjo gjë nuk i prishi serinë pozitive skuadrës italiane, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Related posts

ISHTE NË KËRKIM PËR NJË KLUB TË RI/ Mourinho nuk është më i pa punë, rikthehet në…

Delo.autor

NGA GOLI I SADIKUT TEK PORTA E MILAN/ Prezantohet “Gardiani” i ri kuqezi: Gati për sfidën…

Delo.autor

LOJTARI I UNITET MBYLL SEZONIN/ Amorim jep lajmin e keq

F.autor

Leave a Comment