Futboll Kategoria Superiore Sport

SEZONI NIS ME ZJARR PËR KUKËSIN/ Trajneri Duro “mesazh” Gjicit: Kam afruar vetëm Xhikën, ndërsa…

Sezoni nis “flakë” për Kukësin. Nënkampionët do të sfidojnë kampionët në fuqi të vendit, jo vetëm për llogari të Superkupës më 18 gusht, por edhe në javën e parë të kampionatit më 24 gusht. Ka qenë ky shorti që ka rezervuar kalendari i Kategorisë Superiore. Veriorët në harkun e 7 ditëve duhet të matin forcat me Partizanin. Përballje sa të vështira, aq edhe të veçanta. Dhe, sidomos për Shpëtim Duron, të cilit do t’i duhet që të sfidojë sërish të shkuarën.

PARTIZANI

Në një prononcim të dhënë 59-vjeçari komenton këto dy takime, por nuk ngurron që të flasë edhe për ditët e fundit të përgatitjeve në Mavrovë.

“Superkupa ishte në program, por pasi  mësuam edhe kalendarin, do të na duhet të mendojmë për kampionatin. Ndeshja e parë me Partizanin është realisht e veçantë, por shorti i tillë është. Janë takime të rëndësishme, për vetë faktin se përplasen dy skuadrat rivale të sezonit të shkuar”, u shpreh fillimisht trajneri. Shpëtim Duro ndodhet bashkë me ekipin në Maqedoninë e Veriut, duke kryer ditët e fundit të përgatitjeve dhe faktin që do të kenë një dopio-ndeshje me Partizanin, e sheh si “bonus” për mobilizimin e grupit. Qëllimi është i qartë: duan që ta nisin mbarë sezonin.

“Patjetër që po punojmë të jemi gati për fillimin e sezonit. Përballje të tilla me rivalë direkt, nuk kanë parashikime të sakta. Dhe, nuk mund ta mohoj se për mua janë gjithnjë të veçanta ndeshjet me Partizanin. E megjithatë, në këto dy vitet e fundit e kam pasur shumë herë kundërshtar, të paktën kur drejtoja Flamurtarin”, theksoi tekniku.

MERKATO

Nuk kishte si të mos ndalet te hyrje-daljet në merkato. Trajneri e sheh të udhës që të qartësojë se cili është i vetmi afrim që ai ka bërë, ndërsa kërkon me emergjencë zëvendësimin e të larguarve të fundit. “Sa i përket merkatos, unë nuk kam afruar asnjë lojtar, përveç Xhikës, ndërsa tani duhet të zëvendësojmë Cuculin e Rrumbullakun”, tha Duro.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kampionët e Anglisë mposhtin Leipzig falë dyshes Salah-Mane

Delo.autor

Napoli “pa portier”/ Klubi italian kërkojnë “merimangën” e Meksikës

Isa.Autor

TRADHTON MILANIN/ Kaka: Nëse do të mbërrinte shansi, fantastike të punoja tek…

Isa.Autor

Leave a Comment