Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDAL NË VLORË/ Flamurtari është pa skuadër dy javë nga starti i sezonit, ja shkaku

Gjithkush kërkon që të regjistrojë një re kord referuar arritjeve në gara apo aktivitete të ndryshme, por Flamurtari po shënjon një rekord negativ në historikun e futbollit shqiptar, por ndoshta edhe më gjerë. Vlonjatët, edhe pse u licencuan për të qenë pjesë e Kategorisë Superiore për këtë sezon, nuk kanë nisur akoma stërvitjen, në një kohë që më 24 gusht duhet të luajnë ndeshjen e parë të kampionatit.

SITUATA

Sot data është 12 gusht, teksa kanë mbetur vetëm dy javë nga fillimi i kampionatit dhe Flamurtari ende nuk ka skuadër. Kaq mjafton për të kuptuar se në ç’gjendje është Superiorja këtë vit dhe se sa kompetitive do të jetë skuadra vlonjate për të ardhmen. Në asnjë vend tjetër nuk ndodh që një klub në kampionatin elitar të mos ketë ende numerikisht skuadrën gati e më pas të mos ketë kryer as fazë përgatitore.

Nuk dihet nëse e ka marrë parasysh Komisioni i Licencimit në FSHF këtë fakt, por e sigurt është që Flamurtari sot nuk ka lidhje fare me emrin dhe historinë që ka. Dikur, shkruanin histori me Barcelonën, ndërsa sot nuk formojnë dot 11-shen titullare. Kushedi si ndihen Kushta dhe Ruci me shokë për këtë situatë kur shikojnë në këtë gjendje ekipin e tyre ku vendosën shpirtin në fushë dhe derdhën djersë për sukseset e atëhershme totalisht të merituara.

REKORDI NEGATIV

Nuk mbahet mend ndonjëherë që, jo vetëm Flamurtari, por çdo ekip në Shqipëri të nisë stërvitjen dy javë para fillimit të kampionatit. Aq më tepër, rekordi rëndohet edhe më shumë, pasi ky ekip ende nuk e ka nisur, edhe pse u licencua për të qenë në kampionat. Sot është parashikuar që mund të nisë, por ende nuk ka asgjë të sigurt. Në këto kushte, Flamurtari do ta startojë kampionatin e këtij sezoni në ajër dhe në mëshirë të fatit, pasi dy javët në dispozicion as që i mjaftojnë për të lidhur ekipin së bashku dhe njohjen e lojtarëve, duke qenë se është tërësisht i ri, e për të mos folur më për fazë përgatitore.

Related posts

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Allegri jep miratimin pas bisedimeve, trajneri gati të marrë drejtimin e klubit italian…

Delo.autor

S’ka pikë faji Gattuso! Ky lojtar po e nervozon shumë atë

Sadik.Autor

JUVENTUS-LYON, PA TIFOZË PREJ “KORONAVIRUSIT”? E “VULOS” presidenti i UEFA-s

Delo.autor

Leave a Comment