Futboll Sport

“JAMES RODRIGUEZ NUK ËSHTË I PËRQENDRUAR”/ “Raporti” i mjekut: Ai bën gjithmonë të kundërtën…

Ish-mjeku i ekipit kombëtar të Kolumbisë, Hector Fabio Cruz, është ankuar për mungesën profesionalizmit nga ana e James Rodriguez.

E ardhmja e mesfushorit kolumbian mbetet në ekuilibër te Real Madrid, por Cruz mendon se shumë prej problemeve me të cilat përballet 28 vjeçari janë shkaktuar nga vetë ai.

“Djali nuk është i përqendruar”, dhe ka probleme serioze në kokë, tha Cruz për Futbolred.

“Rodriguez nuk bënë një jetë të qëndrueshme, ai mendon vetëm për festa. Në vend që të punojë shkon të rregullojë flokët dhe vetullat”.

“Klube elitare si Real Madrid presin që futbollistët e saj të kujdesen për formën e tyre, por James bën gjithmonë të kundërtën”, përfundoi Hector Fabio Cruz.

Related posts

BLINDOHET SHKODRA/ Ndeshja Shqipëri-Turqi nën masa të rrepta sigurie, ja kufizimet për lëvizjet

Delo.autor

MOSRESPEKTIMI I RREGULLAVE/ Federata italiane gjobit Milanin me shumën e majme. E pëson dhe Gazidis

Delo.autor

MOURINHO DËSHIRON FORCIMIN NË EKIP/ Man United është i gatshëm të blejë 90 milionë euro mbrojtësin napoletan

Isa.Autor

Leave a Comment