Futboll Seria A Sport

“BOMBERI” LUKAKU DEBUTOI ME GOL/ Ylli belg më mirë se “Fenomeni” dhe Milito, ja statistikat

Kundër Liverpulit në 2012-ën, Uest Hemit në 2017-ën, sërish Uest Hemit në 2018-ën dhe kundër Leçes të hënën në mbrëmje. Janë këto katër skuadrat kundër të cilave Romelu Lukaku i ka shënuar në debutim, respektivisht me fanellat e Uest Bromuiç Albionit, Evertonit, Mançester Junajtidit dhe Interit.

“MR. 65-MILIONËSHI” – Pritej të ishte, përtej Kontes, protagonisti i mbrëmjes dhe, pavarësisht një forme fizike ende jooptimale, nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë: shpërbleu pritjen e tifozëve të Interit, me vizion loje, forcë fizike dhe gol. Pra, pikërisht me cilësitë për të cilat “Suning” pagoi plot 65 milionë euro (plus 10 që priten si bonuse), duke e projektuar si blerjen më të shtrenjtë të historisë.

Romelu-Lukaku-reached-an-agreement-with-Inter-Milan-for-£-6M-a-year

Dhe, pasi bëri të brohorasë publikun me një “silur” në nxehmje, debutoi me mirë se lojtarët që kanë mbajtur përpara tij numrin 9 pas shpine gjatë viteve të fundit. Mauro Ikardi, Diego Milito e madje as Ronaldo nuk kishin shënuar në të parën. Pas përfundimit të ndeshjes në rrjetet sociale ka komentuar paraqitjen e skuadrës:

“I lumtur për fitoren. Forca Inter”. Tani do të duhet t’i gjendet vetëm një zëvendësues, pasi ish-kapiteni zikaltër ka përfunduar përfundimisht jashtë projektit të skuadrës; pavarësisht se vështirë se një yll i nivelit të belgut do të ulet në stol, një rezervë do të jetë e dobishme gjatë rrotacionit, pasi edhe një “gjigant” si Romelu do të ketë nevojë të karikojë energjitë.

MË MIRË SE MAURO, “PRINCI” DHE “FENOMENI” – Aventura e Mauro Ikardit tek Interi nisi në sezonin 2013-’14, kur djaloshi argjentinas nuk ishte ende bomberi i viteve të fundit. Do t’i duhej pak kohë për t’u ambientuar, luan 38 minuta në debutim kundër Xhenoas pa shënuar, ulet në stol në javën e dytë kundër Katanias dhe gjen rrugën e rrjetës vetëm në të tretën, kundër Juves, “viktimës” së preferuar.

mauro ikardi inter

Edhe “Princi” Diego Milito, megjithëse mbetet një nga protagonistët e tripletës, nuk shkëlqeu në shfaqjen e parë. I bashkohet Zhoze Murinjos verën e 2009-ës dhe realizon në javën e dytë, pas “thatësirës” në të parën kundër Barit, në një derbi: gol dhe dy asiste në fitoren 4-0.

Ronaldo Inter

Impakti në Serinë A nuk ka qenë i lehtë as për një “Fenomen” si Ronaldo, i cili në sezonin 1997-’98 debuton kundër Breshas, por i mungon goli. Shtyn “takimin” vetëm me një javë: në transfertën kundër Bolonjës gjen festën personale.

milito_2735892

PAS IBRËS DHE “BOBO GOL” – Një nga debutimet më të mira të historisë zikaltër është ai i Zllatan Ibrahimoviçit, i cili prezantohet me fanellën zikaltër në sezonin 2006-’07 pas largimit nga Juventusi. Suedezi tregohet menjëherë vendimtar për fatet interviste.

Ibra Inter

I angazhuar në një transfertë jo të lehtë në Firence, Interi i falet Ibrës, i cili tërheq skuadrën me një gol dhe një asist në fitoren 2-3 përfundimtare.

Vieri Inter

Kundër Leçes, dy mbrëmje më parë, ndodhej në tribunë edhe Kristian Vieri, i kujtuar si “Bobo gol” dhe jo pa arsye. Në javën e parë të edicionit 1999-’00 bomberi italian, i paguar 90 miliardë lireta (rreth 42 milionë euro), është i karikuar: vlen çdo qindarkë, duke konsideruar tripletën e regjistruar në start që vlen fitoren 3-0 kundër Veronës.

Related posts

“KAM QENË DY HERË KAMPION BOTE”/ Klitschko nuk dorëzohet: Rikthehem në ring për këtë objektiv…

Delo.autor

Esin Hakaj: Fitorja me Vllazninë na i bën gjërat më të lehta

Sadik.Autor

100 pasime, Hysaj ndër më të mirët në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment