Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Brescia, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Është nisur pjesa e dytë në përballjen midis Milanit dhe Breshias me avantazhin 1-0, të kuqezinjve pas një goli nga Çalhanoglu në minutën e 12’.

Pas humbjes në debutim ndaj Udinezes, kuqezinjtë kërkojnë menjëherë reflektim, dhe këtë duan ta bëjnë para tifozëve të tyre në “San Siro”, përballë ekipit që u ngjit nga Seria B.

Xhampaolo ka zgjedhur të lërë në stol Kristof Piontek për këtë sfidë, dhe majën e sulmit ia ka besuar portugezit Andre Silva. Nga minuta e parë luan edhe Benaser në qendër të mesfushës, i blerë këtë merkato vere.

LIVE | Milan-Brescia 1-0

Shënues: Hakan Çalhanoglu 12′

FORMACIONET

MILAN (4-3-2-1): Xh. Donaruma; Kalabria, Muzakio, Romanjoli, Rodríguez; Kesi, Benaser, Çalhanoglu; Suso, Kastijeho; André Silva. Trajner: Xhampaolo.

BRESHA: Joronen; Sabeli, Sistana, Kanselor, Martela; Bisoli, Tonali, Desena; Spalek; Torregrosa, Donaruma. Trajner: Korini.

Related posts

Manchester United gjen zëvendësuesin e De Geas, pazar në Madrid

Sadik.Autor

GAFAT NË MERKATON E VERËS/ Tirana plan për spastrime, ja plani i klubit

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Crespo: Juventus-Chelsea, një sfidë e paparashikueshme

Delo.autor

Leave a Comment