Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida mes Teutës dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiores. Durrsakët e Bledi Shkëmbi vijnë në këtë përballje si favoritë, teksa në 2 javët e para, kanë arritur të sigurojnë 4 pikë.
Nga ana tjetër, gjirokastritët e Klodian Duros, janë duke kaluar një moment aspak të këndshëm në këtë fillim kampionati, teksa nuk kanë provuar ende shijen e pikës. Me probleme të shumta në organikë, bluzinjtë do të tentojnë të surprizojnë Teutën, e cila këtë sezon është me petkun e pretendentes.
Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa ajo që bie në sy është mungesa e Sherif Kallakut në radhët e vendasve, për shkak të një dëmtimi.
LIVE| TEUTA-LUFTËTARI 2-0
Nikaç 30′ , Vecaj 44′
KOMENTI LIVE:
44′ GOOOOL TEUTA 2-0/ Durrsakët gjejnë golin e dytë. Shkodrani Uendi Vecaj përfiton nga mbrojtja e shthurur e skuadrës gjirokastrite, duke gjetur rrugën e rrjetës. Në festë “djemtë e detit”.
42′ Isufi dhe Lorenco Vila ndëshkohen me karton të verdhë. Shkon në 3 numri i kartonave.
35′ Tjetër mundësi për Teutën, Lorenco Vila nuk tregohet i saktë nga brenda zonës, gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.
30′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Todorovski kroson nga e djathta brenda zonës, dalje e gabuar e portierit Paiteris, nuk fal aty sulmuesi Darko Nikaç, i cili godet saktë me kokë, duke kaluar në avantazh durrsakët.
24′ Pranë golit Teuta pas një rrëmuje në zonën e Luftëtarit, por ishte Albano Aleksi ai që shkaktoi faull në sulm, duke sfumuar kështu një mundësi shënimi. Mesfushori ndëshkohet me karton të verdhë.
18′ Bie ritmi i ndeshjes, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.
12′ Minuta të qeta, skuadra e Teutë qarkullon topi dhe provon t’i afrohet portës të avantazhit.
6’ Goditje dënimi për Luftëtarin aty ku kroson Rapo, por mbrojtja e Teutës largon në goditje këndi duke rrezikuar edhe një autogol.
3′ Pranë golit Luftëtari me Renjën, gjuajtja e futbollistit korçar, ndalet nga traversa. Shansi i parë i artë për skuadrën e Duros.
2′ Teuta e nis në sulm, provon Lorenco Vila me një gjuajtje, topi shkon jashtë kuadratit.
1′ Ka nisur sfida në “Niko Dovana”.
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, L.Vila, E.Vila, Vecaj, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.
LUFTËTARI: Paiteris, Prikas, Isufi, Lala, Dushkaj, Rapo, Hilgen, Acka, Lika, Rënja, Fili. Trajner: Klodian Duro.
PANORAMASPORT.AL