Futboll Sport

LUAN ME PËRFAQËSUESEN E KOSOVËS/ Rrahmani tregon synimin që ka në këtë sezon në Serie A

Amir Rrahmani arriti të hidhte një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga Dinamo Zagrebi, te Helas Verona në Serinë A italiane.

Mbrojtësi shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Kosovës, ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku foli për sezonin e ardhshëm dhe objektivat e tij personale.

Ai garantoi se në çdo ndeshje do të japë maksimumin në fushën e blertë, në mënyrë që të fitojë zemrat e tifozëve.

Sakaq, Rrahmani pranoi se transferimi në Serinë A, ishte një hap i madh, pasi do të ketë mundësi të luajë ndaj skuadrave më të mëdha.

“Përfunduam përgatitjet dhe gjithçka po shkon shkëlqyeshëm. Transferimi në Serinë A te Verona, ishte një hap i rëndësishëm për mua në karrierë, sepse është një nga 5 ligat më të forta në botë. Çdo ndeshje është e vështirë kundër skuadrave dhe lojtarëve më të famshëm në botë.

Siç e kam thënë edhe gjatë prezantimit, unë premtoj se do të jap gjithmonë më të mirë time dhe do të jap gjithçka në fushë. Dua të fitoj zemrat e tifozëve, pasi ata na kanë dhënë shumë dhe na kanë mbështetur pavarësisht gjithçkaje”, u shpreh Rrahmani.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Slavia Prague, Giroud thellon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

GOL DHE ASIST/ Futbollisti shqiptar dhuron spektakël në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

PSG-CLUB BRUGGE/ Pochettino i beson treshes së sulmit Di Maria-Mbappe-Messi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment