Futboll Premier League Sport

MBETET ME PIKË TË PLOTA/ “Të Kuqtë” mposhtin Burnleyn me lehtësi (VIDEO)

Manchester City e ka shijuar vetëm dy orë kreun e renditjes pasi Liverpool është rikthyer në vend të parë me fitoren 3-0 ndaj Burnley-t. The Reds nuk e nisën edhe aq mirë sfidën, por me kalimin e minutave të besuarit e Klopp kanë dalë në lojën e tyre.

Goli i parë i miqve ka ardhur në minutën e 33’, kur Alexander-Arnold ka qenë me shumë fat kur krosi i tij është devijuar nga Wood dhe më pas ka përfunduar në rrjetë.

Mane ka dyfishuar vetëm katër minuta më pas duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij. Pas pushimit vizitorët arritën të kontrollonin ndeshjen pa shumë vështirësi dhe në fund të takimit Bobby Firmino shënoi një gol të merituar.

Liverpool ngjitet në vendin e parë me 12 pikë të plota.

Related posts

POLEMIKA PËR PENALLTINË/ Atletico mposht Liverpoolin, kualifikimi vendoset në ‘Anfield’

F.autor

DERBI I MADRIDIT/ Super asist nga Vinicius, Benzema ndëshkon Atletion me një goditje fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

NGA GABRIEL MARTINELLI TEK SALAH/ Ja 4 lojtarët e Premier që realizojnë në pak minuta

Delo.autor

Leave a Comment