Futboll Sport

TIFOZËT PREMTOJNË SPEKTAKËL/ Në “Air Albania” rreth 10 mijë veta për Tiranën

“Bardheblutë” e Tiranës do të përballen mbrëmjen e kësaj të enjteje, në mitikun “Air Albania”, me “shqiponjat” e Besiktas, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League.

Pavarësisht humbjes 3 me 1, në përballjen e parë të Stambollit, duket se tifozët e “bardhebluve” janë të vendosur të “karikojnë” skuadrën e tyre në “Air Albania”, këtë mbrëmje dhe deri më tani pritet që në stadium të jenë rreth 10 mijë tifozë të pranishëm, duke bërë kështu “autoritetet” përkatëse të hapin dhe katin e dytë të stadiumit, gjë që ndodh shumë rrallë në futbollin tonë, për të mos thënë vetëm në përballjet e derbit, Tirana-Partizani.

Deri më tani është raportuar se vetëm pasditen e së mërkurës janë shitur rreth 8 mijë bileta, teksa çmimet fillojna nga 500 lekë të reja, deri në 15 mijë lekë të reja. Përveç tifogrupeve të “bardhebluve”, në tribunat e “Air Albania” të pranishëm pritet të jenë dhe tifozë turq, bileta e të cilëve kushton 15 euro. /i

Related posts

ZYRTARE/ Levante huazon Armando Sadikun, ja ekipi ku do të shkojë “bomberi” kuqezi

Delo.autor

MBYLLET JAVA E 27 NË SUPERIORE/ Tirana sheh makthe, Kastrioti 3 pikë larg. Laçi e Flamurtari drithërojnë Teutën

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ ANDORRËS/ Elseid Hysaj: Shpresojmë që me këtë triumfim, të jemi…

Delo.autor

Leave a Comment