Futboll Premier League Sport

MBROJTËSI BRAZILIAN TRADHËTON CHELSEAN/ David Luiz kërkon transferimin tek rivalët…

David Luiz kërkon largimin nga Çelsi, për shkak se dëshiron të transferohet tek një skuadër tjetër londineze.

Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, mbrojtësi brazilian është në bisedime me Arsenalin, dhe po kërkon largimin nga skuadra aktuale.

Tek “Topçinjtë”, 32-vjeçari mund të marrë vendin e Koshielni, i cili u zyrtarizua si lojtar i Bordosë, ditën e djeshme. Sidoqoftë, Çelsi nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e  lojtarit, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021.

Kjo e ka e acaruar shumë mbrojtësin, sa ditën e sotme nuk është bashkuar me skuadrën e tij, për të zhvilluar stërvitjen me pjesën tjetër.

Arsenali ka paraqitur një ofertë, dhe Luiz po shtyn drejtuesit ta pranojnë atë, pasi do me çdo kusht kalimin në “Emirates Stadium”.

Related posts

BARCELONA-REAL MADRID/ 650 milionë shikues për “El Clasico-n”, Kroos: Bota do të frenojë për 90 minuta

Delo.autor

Rrëfimi i Mavrajt: Largimi nga Hamburgu, kritikët, motivimi i Kombëtares dhe “shqiponjat”…

Sadik.Autor

VERONA-INTER/ Trajneri Conte kërkon fitoren e shtatë rradhazi në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment