Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid “shtyn”Gareth Bale për të kaluar tek…

Garet Bejl mund të jetë në fund një lojtar i Bajernit të Mynihut. Teksa uellsiani refuzoi kalimin në Kinë te Xhijangsu Suning, zgjidhja e vetme për kushtet e lojtarit të Real Madridit janë bavarezët.

Drejtuesit madrilenë me ata të klubit gjerman kanë marrëdhënie të shkëlqyer, kjo u pa edhe në huazimin e Hames Rodrigezit dy sezone më parë, për të cilin Bajerni pagoi 13 milionë euro për huazimin 2-vjeçar dhe kishte mundësi ta blinte për 42 milionë të tjera në fund të qershorit të kaluar, por që nuk ndodhi kështu, pasi gjermanët nuk e konsideronin në planet tyre.

Shitja e kartonit të Bejlit duket e vështirë, por jo e pamundur. Gazeta e njohur spanjolle “Marca” ka bërë me dije se ai mund të kalojë në Mynih në formë huazimi me detyrim blerjeje. Por përse klubi gjerman duhet të rrezikojë me një lojtar që ka luajtur në vetëm 53% të ndeshjeve me Real Madridin, një lojtar me sjellje të vrazhdë dhe me pagë tepër të lartë?!

MarceloGarethBaleRealMadridvAtleticoJGJt7Wq_XoHl

Arsyeja është e thjeshtë: Bejl mund të rilindë në Gjermani, për më tepër ai është një markë më vete, reklamimi dhe fama e tij mund të sjelin të ardhura të fuqishme në arkat e klubit bavarez, që në vitet e fundit ka qenë i tërhequr nga paraja e madhe. Fakti që Bejl është i lidhur me markën “Adidas”, ashtu si dhe kampionët e Bundesligës, mund të shërbejë si një trampolinë për të nisur një aventurë të re në karrierën e suksesshme të lojtarit.

Gjithsesi, objektivi i Bajernit është të përfundojë me sukses transferimin e Leroi Sanesë nga Mançester Siti. Një lëvizje që mund të përfundojë brenda kësaj jave sipas mediave gjermane, që e bëjnë fakt të kryer këtë operacion.

Related posts

ANCELOTTI MERR HUMBJEN BEFASUESE/ Everton mundet në shtëpi nga ekipi që lufton për mbijetesë

Delo.autor

TIFOZËT E INTERIT “ZAPTOJNË” STADIUMIN/ 55 mijë bileta të shitura për derbin e Italisë

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Lokomotiv Moscow kërkon ta përmbysë Atletico Madridin

Q.Autor

Leave a Comment