Futboll Premier League Sport

MERKATOJA NË ANGLI DREJT FUNDIT/ “Djajtë e Kuq” hidhen në sulm për yllin e Tottenham…

Mançester Junajtid nuk është bindur nga Milinkoviç-Saviç. Djajtë e Kuq kërkojnë një mesfushor, teksa 2 ditë para mbylljes së merkatos në Angli, nuk kërkojnë të mbeten të surprizuar nga një lamtumirë e Pogba. Kështu, serbi i Lacios është larguar nga radarët, të cilët tashmë janë fiksuar pas mesfushorit të Totenhemit, Kristian Eriksen.

Nuk është hera e parë që klubi nga Mançesteri interesohet për danezin, megjithatë në këto momente duket se tratativat po ecin me ritme të larta. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe klubi i Totenhemit nuk e ka luksin për të vështirësuar negociatat, teksa 27-vjeçari është në sezonin e fundit të kontratës dhe nëse nuk largohet këtë merkato, atëherë verën e ardhshme londinezët mund ta humbasin me parametra zero xhevahirin e tyre.

Në këtë formë, 50-60 milionë paund që ofron Junajtid, në këtë rast mund të jenë të mjaftueshme që të dyja palët të shtrëngojnë duart dhe të bien dakord.

Related posts

Courtois hedh në gjyq ish-trajnerin e Belgjikës

Sadik.Autor

“Bomberi” i Serisë A: Ronaldo? Falë Zotit s’erdhi vitin e kaluar

Isa.Autor

ZYRTARE/ Fitoi Kupën e Botës me Italinë, ish-lojtari i Juventus emërohet trajner në Ballkan… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment