Futboll Seria A Sport

U PËRFOL PËR NJË HUAZIM TEK FIORENTINA/ Marotta heq nga merkato të preferuarin e tifozëve…

Prej kohësh Inter po kërkonte të sistemonte në heshtje Matteo Politanon, duke qenë se ai nuk përshtatet për skemën e Antonio Conte. Sot, u përfol për një shkëmbim të mundshëm në huazim të thjeshtë, me mbrojtësin Cristiano Biraghi nga Fiorentina. Gjithsesi, pak orë më vonë ka ardhur një tjetër konfirmim nga “La Gazzetta dello Sport”, që bën me dije se klubi zikaltër e ka hequr emrin e italianit nga lista e lojtarëve që mund të shiten.

Shkaku? Mungesa e lojtarëve në sulm ka trembur drejtuesit e klubit, që nuk duan të kenë mangësi të theksuar në këtë repart. Të paktën, ky vlerësim do të vlejë për këto ditët e para të gushtit, teksa deri në fund mund të ketë sërish lëvizje, sepse mund të vijë ndonjë ofertë e duhur për të dhe Inter mund të kompletohet me objektivat që ka në sulm.

Politano u ble këtë verë për 20 mln euro nga Sassuolo, ndërsa sezonin e kaluar u pagua 5 mln euro për huazimin e tij.

Related posts

ZGJATET LISTA E TË DËMTUARVE/ Ndizet alarmi tek Real Madrid, Zidane humb një tjetër yll. Ja emri…

Delo.autor

KU NEYMAR? Braziliani sërish jashtë fushës. Pritet…

F.autor

SOUTHAMPTON – MAN CITY/ City kërkon fitoren për të mbetur në garën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment