Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ FLAMURTARIT/ Flet mbrojtësi Belica: Është përgjegjësi e madhe, por…

Mbrojtësi i Partizanit, Egozn Belica, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Lerda, teksa foli për ecurinë e skuadrës si dhe për sfidën e ditës së nesërme ndaj Flamurtartit.

Për 28-vjeçarin, skuadra vlonjate është një emër i madh në futbollin shqiptarë, ndërkohë që për Belicin, të qënurit pjesë e Partizanit, është një privilegj i madh.

Mbrojtja me tre…

E vërtet këtë vit është një skeme e re, dhe mënyra si po punojmë në stërvitje është diçka e re. Mbrojtja me 3 ose me 5 është diçka e re edhe për mua, por janë idetë e trajnerit, ne si lojtar duket t’i mirëpresim, t’i zbatojmë në mënyrë që të bëjmë më të mirën të arrijmë rezultatet që duam.

Si është gjendja e ekipit?

Gjendja në skuadër është shumë e mirë. Edhe lojtaret e rinj mundohen të mësojnë dhe të marrin më të mirën nga ne. Po përgatitemi shumë në aspektin taktik dhe shpresoj që nga ndeshja në ndeshje do të dhurojmë lojra edhe më të mira. Të gjithë lojtarët që janë afruar janë djem dhe lojtar shumë të mirë dhe atmosfera në skuadër është mjaft e mirë.

Ndeshja e parë në shtëpi përballë tifozëve..

Mendoj që tifozët janë pjesë e jona në çdo ndeshje. Flamurtari nuk është ajo skuadër e sezonit të kaluar, por gjithsesi është një emër i madh. Ne do bëjmë maksimumin, do përpiqemi ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejt në mënyrë që ta kemi më të lehtë edhe për veten tonë.

Përgjegjësi të jesh pjesë e Partizanit?

Eshtë e vërtet, të jesh pjesë e Partizanit është nder dhe privilegj i madh për ne si lojtar. Është përgjegjësi e madhe, por kur bëhesh pjesë e këtij klubi i ke marr parasysh të gjitha.

Related posts

SKENARET E MERKATOS SË JANARIT/ Inter bëhet “supermarket” lojtarësh, sa shumë lëvizje në Milano

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË CHAMPIONS/ Sulmuesi i M’Gladbach shkatërron Ramos-Varane dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ FIORENTINAS/ Sarri publikon lisën e lojtarëve të grumbulluar, përsëri ka surpriza

Delo.autor

Leave a Comment