Futboll Premier League Sport

MILAN INTERESOHEJ PREJ KOHËSH/ Mesfushori Praet dret transferimit në Premier tek…

Milani prej kohësh interesohej për mesfushorin belg, Denis Praet, por duket se e ardhmja e lojtarit do të jetë larg, Italisë.

Thuhet se Sampdoria dhe Leisteri, janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për kalimin e Praet, në Premier Ligë.

Mendohet se lojtari do të transferohet në Angli, për rreth 25 milionë euro, dhe të dyja palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Drejtuesit e Leisterit po nxitojnë të mbyllin marrëveshjen sa më shpejt, sepse merkato mbyllet ditën e nesërme, dhe nuk kanë shumë kohë.

Mesfushori gjithashtu ishte një dëshirë e madhe e trajnerit të Milanit, Xhampaolo, por kuqezinjtë nuk arritën një marrëveshje, pasi e konsideronin të lartë çmimin e kërkuar nga drejtuesit e Sampdorias.

Related posts

MILANI KA NJË “AS” NËN MËNGË/ Leonardo do të tentojë akordin për sulmuesin e Real Madridit

Delo.autor

FRANCË – GJERMANI/ Zhbllokohet rezultati, Toni Kroos shënon nga penalltia (VIDEO)

Isa.Autor

Guardiola: Mos na krahasoni me to, jemi ende larg këtyre tri klubeve!

Delo.autor

Leave a Comment