Futboll Sport

“MOS TË SHKOJË NË KONCERT”/ Ish trajneri kritikon Neymar: Të përqëndrohet në…

Neymar është një nga emrat më të përfolur në këtë merkat verore. Braziliani dëshiron që të largohet nga PSG për t’iu bashkuar Barcelonës, por një ofertë konkrete dhe e kënaqshme nuk ka ardhur akoma në tavolinën e drejtuesve parisien.

Në një intervistë për “Sport Bild” , Muricy Ramalho foli për situatën e ish-lojtarit të tij.

“Neymar është duke negociuar me Barcelonën dhe Real Madrid, por nuk është e lehtë.

Pas mbarimit të pushimeve, ai zgjedh të shkojë në një koncert muzikor. E vlerësoj si lojtarë është i jashtëzakonshëm më i miri që kam pasur ndonjëherë, por ai duhet t përqendrohet në atë që ka më shumë rëndësi për të, pasi kjo është për të mirën e karrierës së tij, thotë ish-trajneri i tij te Santos me të cilin fitoi Copa Libertadores në 2011.

“Nuk e di nëse dikush në rrethin e tij familjar guxon t’i thotë diçka, ka ardhur koha të jetë i qetë. Nëse Neymar dëshiron të kthehet në Barcelona, ??do të ishte një sfidë për të. Mbi të gjitha, largimi i tij nuk funksionoi shumë mirë, përfundoi Ramalaho”

Related posts

NË NJË GRUP ME SHQIPËRINË/ Pickford: Të dalim të parët, më pas të marrim avionin për të shkuar në SHBA

F.autor

ANALIZON MERKATON E RIVALËVE/ Ish-legjenda e Liverpool: Nëse blen këtë lojtar Chelsea fiton titullin

Delo.autor

FORMACIONI/ Njihuni me lojtarët dhe trajnerin më të mirë të vitit 2019 të Kategorisë Superiore

Delo.autor

Leave a Comment