Futboll Sport

ZYRTARE/ Tjetër largim nga Bayerni, “ylli” mbërrin te klubi i ri për testet mjekësore

Renato Sanches është i larguari i radhës nga Bajerni i Mynihut.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Bayern Munich në Twitter, ndërsa Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se Sanches ka kërkuar largimin sepse dëshironte t’i bashkohej një klubi ku do të luante rregullisht.

Pasditen e së premtes talenti portugez ka mbërritur në Francë për të nënshkruar me klubin e Lille-s.

Lojtari ka rënë dakord për të firmosur kontratën 5-vjeçare me klubin e Lilles të cilët kanë derdhur në arkat e Bajernit 25 milionë euro përfshirë bonuset.

Kujtojmë se Sanches te Bayern Munich është transferuar në kohën e Carlo Ancelottit, në vitin 2016.

Related posts

KA LUAJTUR 12 SEZONE ME BARCELONËN/ Legjenda “blaugrana” sqaron: Nëse flas për Neymar, më…

Delo.autor

“MAMAJA MË KRENARE”/ Icardi dhe Wanda Nara i japin një shuplakë Inter-it në rrjetet sociale

Delo.autor

Armando Vajushi i varur nga Pro Vercelli, tre klube pas shkodranit

Isa.Autor

Leave a Comment