Futboll Seria A Sport

NAPOLI NUK BËN SKONTO/ Hysaj për të financuar një pjesë të superblerjes pas…

Roma vazhdon që të jetë hipoteza më e mundshme për të ardhmen e Elseid Hysajt, mbrojtësi i djathtë i Napolit dhe kombëtares së Shqipërisë, i cili është “burgosur” nga kontrata e tij e nënshkruar përpara një viti.

Napoli nuk ka ndër mend të bëjë “skonto” dhe klubi verdhekuq, pasi është njohur me kërkesat e De Laurentiis, pra 20 mln euro për kartonin, ka hedhur vështrimin te Zappacosta i Chelseat, që kushton më lirë (thuajse 15 mln euro).

De Laurentiis dëshiron që të përfitojë sa më shumë për të mbuluar një pjesë të investimit për Lozanon.

Megjithatë, do të pritet fundi i merkatos, ndoshta deri javën e ardhshme, për të parë se çfarë do të ndodhë.

Agjenti i Hysajt ka bërë me dije se lojtari ka ndër mend të ndryshojë ekip sepse ka kuptuar se këtë sezon do të jetë më shumë në stol se sa në fushë.

Një hipotezë mund të jetë huazimi me detyrim blerje, ose me të drejtë blerje, por vetëm nëse paguhet një këst huazimi i lartë.

Related posts

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Teuta me probleme në mbrojtje, Martini kërkon kthesën… e shpejtë

Delo.autor

Klopp: Liverpooli duhet ta fitojë Championsin kundër Realit për të bër historinë

Sadik.Autor

DEKLARATA E FORTË/ Mbrojtësi i Manchester Cityt: E dimë se jemi më të mirë se “Të Kuqtë”

Delo.autor

Leave a Comment