Boks MMA Sport Të tjera

NATE DIAZ U RIKTHYE NË KAFAZ PAS 3 VITESH/ Presidenti i UFC-së thur elozhe: Ai është në nivelin e…

Dikur nuk kishte një opinion shumë të mirë, por sot, pas 3 vitesh, presidenti i UFC-së, Dana White shprehet me superlativa për Nate Diaz. I rikthyer pas 3 vitesh mungesë në kafaz, Diaz tregoi se ende është një kampion dhe, mbi të gjitha, tregoi se ende ka mjaft fansa që e adhurojnë. Kjo është ajo që dëshiron Dana White, pasi për të do të thotë më shumë fitime.

“Mendoj se Nate ka të njëjtën famë si Conor McGregor apo dikur Ronda Rousey. Ai është në gjurmët e tyre dhe kjo është një gjë pozitive për sportin tonë”, u shpreh presidenti i arteve marciale mikse në një intervistë për TMZ.

Nate Diaz fitoi ndaj Anthony Pettis në eventin UFC-241 të zhvilluar një javë më parë në Kaliforni. Ky event solli mjaft të ardhura për UFC edhe për faktin se duelohej për titullin kampion në peshën e rëndë mes Daniel Cormier dhe Stipe Miocic.

Duke folur për të ardhmen e Nate Diaz presidenti Dana White tha: “Nuk e di, të shohim. Kemi një event tjetër të madh përpara (UFC-242) dhe pas tij mund të themi një gjë më konkrete. Nate kërkon Masvidal, të shohim se çfarë mund të ndodhë”.

Related posts

CHAMPIONS/ Fitore në “San Siro”, Milan i falet Bennacer. Spektakël madrilen i Realit ndaj Chelseat

F.autor

Si kurrë më parë në këto 10 vite thyhet dominimi Messi-Ronaldo. Do e fitojë Salah “Topin e Artë? (SONDAZHI)

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Teutës i dalin mirë llogaritë, ka pikë më shumë se në sezonin e titullit

Delo.autor

Leave a Comment