Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pas 5 vitesh aventurë, largohet nga Partizani lojtari…

Dashamir Xhika nuk do të jetë më një lojtar i Partizanit.

68287453_1115552548639140_4626299124960985088_n

Gardiani 30-vjeçar ka ndërprerë bashkëpunimin me të kuqtë pas 5 viteve si pjesë e ekipit.

Palët e kanë rënë dakord për të ndërprerë kontratën dhe kështu Xhika do të kërkojë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e vet.

Njoftimi i klubit:

“Klubi i Futbollit Partizani 16-të herë kampion i Shqipërisë, falenderon portierin Dashamir Xhika, për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Gardiani 30 vjeçar përgjatë 5 viteve ishte pjesë e ekipit, me të cilin sezonin e fundit u shpall edhe kampion i vendit. Klubi informon se portieri dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Klubi dëshiron të falënderoj Dashamir Xhikën për kontributin që ka dhënë ndër vite me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”.

xhika

/PANORAMASPORT.AL/

Related posts

EPISOD I ÇUDITSHËM/ Nuk kishte me vete dokumente identifikimi, gjyqtarin e shpëton… (FOTO)

Delo.autor

U MPOSHTËN PAS 16 NDESHJESH/ Do të mungojë përballë Malit të Zi ylli i “Dardanëve”…

Delo.autor

DINAMO TBILIS-TIRANA/ Halili “hap thesin”, ja shpërblimi për “Bardheblutë” në rast kualifikimi

Delo.autor

Leave a Comment