Futboll Seria A

E kërkon e gjithë Europa, Inter favorit për blerjen holandezit të Lazio

Stefan de Vrij do të donte të qëndrojë në Itali. Këtë gjë u’a bëri të ditur edhe menaxherëve të tij, Kees Vos dhe Alex Kroes, pjesë e “Sports Entertainment Group”, kompania që menaxhon të drejtat e disa futbollistëve holandezë, mes të cilëve edhe të dy romanistëve, Strootman dhe Karsdorp. Futbollisti ndihet shumë mirë në Romë, por në qershor do të largohet nga Lazio, për tu transferuar në tjetër vend. De Vrij është padyshim njëri prej mbrojtësve më të kërkuar në merkato për momentin. Një mbrojtës që në moshën 26-vjeçare ka mbërritur në pikën për të dashur të grisë kontratën e jetës, atë përmes të cilës do të përfitojë një shifër të konsiderueshme në sezon, që sipas të gjitha gjasave do të tejkalojë trefishin e asaj që merr aktualisht te Lazio, 1.3 milionë euro në vit.

 Rezultate imazhesh për de vrij inter

Gjatë merkatos së janarit, klubi më pranë blerjes së De Vrij, ishte Liverpool. Por, deri një muaj më parë De Vrij dukej se kishte vendosur të qëndrojë në Romë dhe të firmosë për rinovimin me Lazion, me një klauzolë largimit të ulët, të përcaktuar në shumën 25 milionë euro. Ndërkohë, deri para një jave ai nuk dëshironte të fliste me asnjë. Më pas diçka ndodhi, dhe nuk vonuan deklaratat e Igli Tare, drejtorit sportiv të Lazios dhe vetë futbollistit, që kanë nxitur divorcin mes palëve në fund të sezonit.

Rezultate imazhesh për de vrij inter

Menjëherë nisën sondazhet dhe u kuptua se për De Vrij janë të interesuar Napoli, Inter, që për momentin është favorit, Zenit, Atletico Madrid dhe sipërfaqësisht edhe Barcelona. Ndërkohë nuk mundon as interesimi i klubeve të Premier League. Kërkesa e menaxherëve është një komision prej 5,8 milionë euro, ndërkohë që për lojtarin pretendohet një pagë minimalisht në bazën 4 milionë euro plus bonus në një sezon. Kërkesa dhe pretendime këto, që për një gur të çmuar që vjen me kosto zero, apo gati zero, janë shifra të papërfillshme për gjigantët e Europës.

Related posts

CR7 ARRITI SHIFRËN 757 GOLA NË KARRIERË/ Ronaldo i theu rekordin, legjenda Pele nuk eshte dakord. Shikoni çfarë shkruan…

Delo.autor

Messi feston ditëlindjen/ Bashkëshortja i bën urim të ndjerë yllin argjentinas (FOTO)

Isa.Autor

100 pasime, Hysaj ndër më të mirët në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment