Futboll La Liga Sport

NEYMAR I PRIRUR TË RIKTHEHET NË “CAMP NOU”/ Bacelona përgatit ofertën zyrtare, ja shifra “galopante”

Barcelona po përgatitet të rifillojë bisedimet me Paris Saint-Germain rreth nënshkrimit të Neymar.

Kampionët e Ligue 1 kanë qenë të palëkundur ndaj çmimit të tyre për brazilianin, dhe i janë përmbajtur vlerësimit të tyre prej 222 milionë eurove, shuma e njëjtë që ata firmosën me lojtarin nga Barca në 2017-ën.

Mund të ketë lëvizje mbi çmimin, megjithatë, 27-vjeçari është i prirur të kthehet në ‘Camp Nou’ dhe gjigandët e Spanjës janë duke përgatitur për të bërë një ofertë zyrtare në ditët në vijim.

Drejtuesit e skuadrës “blugrane” sipas të dhënave të fundit do t’i paraqesin klubit francez në tavolinë edhe formulën e huazimit.

Në të vërtetë, kjo verë ka qenë e mbizotëruar nga spekulimet në lidhje me të ardhmen e Neymar.

Ish- ylli i Santos është rikthyer në stërvitje me klubin francez, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje në përgatitjet e tyre para-sezonale dhe u desh të shikonte nga karriget e stadiumit shokët e tij të skuadrës teksa sot mposhtën Rennes 2-1 për të fituar trofeun e Superkupës së Francës.

Disa burime i kanë thënë “Goal” që skuadra e Ligue 1 është në dijeni të dëshirës së lojtarit për t’u bashkuar me katalanasit.

Related posts

GOLASHËNUESI MË I VJETËR I FUTBOLLIT NË JAPONI/ Kazu Miura rinovon me Yokohama edhe pse 54 vjeç

Delo.autor

Marotta: Pjaca mund të huazohet në Schalke

Q.Autor

Roma dëshiron yllin e Bundesligës, por e shqetëson Chelsea dhe Arsenali

Isa.Autor

Leave a Comment