Futboll Sport

NGATËRROHET DUKE BËRË KRAKASIMIN ME “PLESHTIN”/ Dembele bëhet lëmsh: Dua të fitoj 3 Champions radhazi…

Të luash te Barcelona ëndrrat janë fare pranë realitetit, pasi ke mundësi të fitosh trofe.

Ëndrra e çdo lojtari është Champions League dhe te skuadra katalanasve e kanë objektiv kryesor.

Në një intervistë, Ousmane Dembele, madje edhe e tepron me deklaratën e tij, ku shprehet se ëndërron të fitojë 3 herë radhazi Championsin, por ngatërrohet duke bërë krahasimin me Lionel Messin

“Ëndërroj të fitoj 3 Champions League radhazi me Barcelonën, ashtu siç beri Messi”, tha Dembele, i cili shkakton menjëherë reagime.

Gazetari ndërhyn, duke e pyetur që: “A e fitoi Messi Champions Leaguen 3 herë radhazi?”.

Përgjigjja e Dembele shkakton sërish reagime, pasi duke u vetëkorrigjuar, thotë: “Jo, edhe ai ëndërronte si unë”.

Related posts

Sanchez merr vizën amerikane, i bashkohet M.Utd në turne

Sadik.Autor

FORMACIONET / Luhet vetëm për fitore, ja si rreshtohen Luftëtari e Teuta

Isa.Autor

E PABESUESHME/ E tradhtoi Spanja, prezantuesi detyrohet të shkojë në punë me fustan (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment