Futboll Sport

NIS “PESHKIMIN” PËR NJË SULMUES/ Marotta hedh “grepat” për yllin e Real Madrid…

Pas transferimit të Lukakut, Konte dëshiron edhe një tjetër sulmues në skuadër, dhe drejtuesit po punojnë t’ia plotësojnë këtë kërkesë.

Prej kohësh ziklatërit po përpiqen të transferojnë lojtarin e Romës, Edin Xheko, i cili gjithashtu pëlqehet edhe nga tekniku Konte. Mirëpo drejtuesit po hasin vështirësi për të marrë sulmuesin boshnjak, për shkak se verdhekuqtë nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre, të cilat konsiderohen të larta nga Interi.

Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, tashmë zikaltërit janë duke menduar për një objektiv tjetër. Bëhet fjalë për sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic, i cili thuhet se nuk e ka bindur trajnerin Zidan, me paraqitjet e tij në përgatitjet para-sezonale.luka-jovic-real-madrid-1560349200-22925

Italianët po e konsiderojnë afrimin e 21-vjeçarit, si huazim me të drejtën e blerjes një sezon më vonë. Kujtojmë se sulmuesi serb u transferua në fillim të merkatos nga madrilenët, të cilët paguan plot 60 milionë euro për ta marrë atë nga Aintraht Frankfurti.

Related posts

E ARDHMJA NË PIKËPYETJE/ Lojtari i Bayernit takohet me drejtuesit

F.autor

Kur porta ka 2 PORTIERË/ Mbrojtësi shpëton 5 herë ekipin nga gola të sigurt (VIDEO)

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT ME KUKËSIN/ Trajneri Shkëmbi: Ky kampionat ka shumë pak diferenca, pavarësisht…

Delo.autor

Leave a Comment