Futboll Seria A Sport

NJË FILLIM I KEQ NË KAMPIONAT/ Çalhanoglu i qartë: Duhet kohë për të punuar, më pas…

Milani humbi ndeshjen e parë në Serie A për këtë sezon, teksa u mund nga Udineze me shifrat 1-0 në fushën e këtyre të fundit.

Për këtë fillim të keq të kampionatit ka folur edhe Çalhanoglu, i cili në një intervistë për “Sky Sport”, është shprehur: “Ne kemi bërë disa gjëra të gabuara, nuk bëmë atë që dëshiron trajneri. Udineze luajti mirë, ata na mbyllën në fushën tonë, por kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Xhampaolo? Loja e tij është e ndryshme. Atij i pëlqen të luajë përpara me lojë vertikale, kur marrim topin gjithmonë ai dëshiron që ne të sulmojmë. Jemi në rrugën e duhur, duhet kohë për të punuar dhe për t’i bërë gjërat më mirë, më pas kjo do të shihet në fushën e lojës.”, theksoi turku.

Gjithashtu ai foli edhe për merkaton, teksa shtoi: “ Të gjithë gazetarët flasin për merkaton. Për atë kujdeset agjenti im, unë shikoj vetëm punën, pasi kam një trajner të ri dhe një rol të ri.”, mbylli intervistën e tij 25-vjeçari.

Related posts

SUPER SFIDA SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Rifillon takimi pas ndërprerjes për disa minuta

Sadik.Autor

Tottenham i gatshëm ta shesë yllin anglez

Q.Autor

E TURPSHME TEK LAZIO/ Fyerje dhe kërcënime nga tifozët për djalin e Tare-s. Ja si përgjigjet 17-vjeçari… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment