Futboll Seria A Sport

HEQ DORË NGA ANGEL CORREA/ Milan hidhet në sulm për lojtarin e “Los Blancos”…

Pas shumë e shumë tratativash për të firmosur me lojtarin argjentinas Angel Correa nga Atletico Madrid, skuadra e Milanit ka hequr dorë nga ky afrim, pasi nuk arritën të bindin spanjollët për formulën e transferimit.

Megjithatë merkatoja nuk është mbyllur ende dhe mbrëmjen e sotme Zvonimir Boban pritet të mbërrijë sërish në Madrid, por këtë herë për të negociuar me klubin e Realit të Madridit, për sulmuesin domenikan Mariano Diaz.

Ky i fundit mori numrin 7 të Ronaldos vitin e kaluar, por luajti vetëm 13 ndeshje dhe nuk bindi, ndërsa këtë vit nuk ka zbritur në fushë për asnjë minutë, pasi i janë mbyllur hapësirat nga dyshja Benzema-Joviç.

Oferta e kuqezinjve pritet të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa marrëdhëniet mes Milanit dhe Realit janë mjaft të mirë dhe pritet që negociatat të mbyllen me sukses.

Related posts

Pas ndarjes nga bashkëshortja, futbollisti shqiptar martohet për herë të dytë (VIDEO)

Isa.Autor

“GJEJ VETEN SHUMË KOMOD ME SKEMËN 4-2-3-1″/ Mesfushori Kessie optimist: Gati të luftojmë në tri fronte

Delo.autor

HEDH POSHTË OFERTËN E JUVENTUS/ Trajneri Pochettino: Për mua klubi më i mirë është…

Delo.autor

Leave a Comment