MMA Sport

E BUJSHME/ Për shkak të pandemisë revanshi McGregor-Mayweather do të zhvillohet në…

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather janë gati të rivendosin kontaktet për një tjetër sfidë të madhe boksi mes tyre. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, palët po punojnë që ky revansh të zhvillohet në mes të oqeanit, në një anije të madhe luksoze për shkak të pandemisë.

Irlandezi, pas humbjes në eventin UFC-257, është në pushim absolut, por po punon për të organizuar këtë sfidë me boksierin e pamposhtur amerikan. Dhe, duke parë situatën e rënduar në botë për shkak të pandemisë, zgjidhja duket se është një vend në mes të oqeanit dhe më pak tifozë të zgjedhur.

Sfida e parë mes tyre, zhvilluar në vitin 2017, u fitua me “KO teknik” nga Mayweather, duel që gjeneroi 4.4 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) në Amerikë dhe 875 mijë të tilla në Britaninë e Madhe. Nga ajo sfidë, McGregor arkëtoi 100 milionë dollarë, ndërsa Mayweather gati 3-fishin e asaj shume.

Related posts

PAS TRAGJEDISË SË EMILJANO SALA/ Cardiff anulon trajnimin, lojtarët largohen për… (FOTO)

Delo.autor

DISFATA NDAJ BAVAREZËVE NË CHAMPIONS/ Xheko: Bajerni një furi, Interi humbi sepse…

F.autor

NUK KISHTE ASNJË DYSHIM/ Top tenisi, golfi apo këpucë, Messi mund të xhonglojë gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment