Futboll Premier League Sport

“NUK KA NEVOJË TË SHPENZOJË”/ Flet Mou: Lampard i ka lojtarët, koha do tregojë…

Zhoze Murinjo shpreson që Frenk Lampard të hedhë sytë nga të rinjtë e skuadrës aktuale të Çelsit dhe këmbëngul se problemi i bluve të Londrës këtë sezon është humbja e Eden Hazardit. Me pezullimin e merkatos, trajneri i ri në “Stamford Bridge” do të ketë një situatë unike këtë sezon, diçka që ish-trajneri portugez mendon se mund të jetë në favorin e tyre.

Me transferimet e Pulisiçit në janar dhe blerjen e Kovaçiçit, por edhe rikthimet nga huazimet të Temi Abraham dhe Kurt Zumasë, londinezët kanë ende alternativa këtë sezon. “Varet nga ai që ke në akademi. Mendoj se çdo trajneri në botë i pëlqen të luajë më fëmijët nga akademia.

Mendoj se Çelsi ka një akademi shumë të mirë. Po ju jap vetëm një shembull. Çelsi ka nevojë për një qendërmbrojtës. Por ka Kurt Zumanë. Nuk ka nevojë të blejë, nuk ka nevojë të shpenzojë. Ai është kampion i Anglisë, ka luajtur për Çelsin, Stokun dhe Evertonin në Premier Ligë dhe Francën. Është lojtari yt, i huazuar. Ku do të blesh një lojtar më të mirë se ai? Ti e ke”, tha “Speciali” gjatë një interviste për “Sky Sports” për njeriun që i dha shansin e debutimit në 2014-ën dhe i besoi 50 ndeshje. “Të duhet një sulmues? Ke Abraham. Ai është i yti. E njeh klubin. Është prodhuar aty, është edukuar te Çelsi. Ishte i huazuar, ka luajtur disa ndeshje në Premier Ligë. Luan në Championship kur ky kampionat është në nivelin e tij më të lartë dhe me përgjegjësinë që ka të luash në një klub të madh si Aston Vila.

Hazard

Ai është gati. Të duhet një qendërsulmues i ri? Jo! Dhe Çelsi është kritikuar shumë herë për numrin e lojtarëve që ka pasur në huazim, më  shumë se 30-40 lojtarë. Por ka ardhur momenti dhe ata kanë përgjigje që askush tjetër nuk mund t’i kishte. Çelsi i ka përgjigjet dhe nuk mendoj se ka ndonjë problem për ta. I vetmi problem është natyrisht fakti që humbën një lojtar fenomenal. Eden Hazard ish-te një lojtar special për Çelsin dhe ata e humbën. Përveç kësaj, nuk shoh ndonjë problem për ta”.

Lampard

LAMPARD, NJË SUKSES

Portugezi refuzon që të parashikojë nëse ish-lojtari i tij, Frenk Lampard, do të jetë i suksesshëm në “Stamford Bridge”: “Vetëm koha do ta tregojë. Do të ishte bukur dhe e lehtë ta thosha se ai është një trajner fenomenal, sepse unë e dua. Do të ishte shumë e bukur ta thosha, por nuk do ta them këtë dhe nuk mund të them gjithashtu se nuk besoj se ai do t’ia dalë, sepse nuk është kjo ajo që ndiej. Ndiej se ai ka potencial, ndiej se ai dashuron, diçka që është shumë e rëndësishme. Ai dashuron dhe kjo është arsyeja përse është atje. Unë i uroj më të mirën, por vetëm koha do të tregojë dhe pas pak vitesh do ta shohim”.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Bayern Munich transferon lojtarin e klubit holandez…

Delo.autor

REVOLUCION TEK BACELONA/ Koeman imiton Pep Guardiolën, rikthen diktatin e spanjollit në “Camp Nou”

Delo.autor

VALVERDE ZBULON SEKRETIN E “PLESHTIT”/ Ja çfarë bën argjentinasi në startin e ndeshjeve

Delo.autor

Leave a Comment