Futboll Seria A Sport

PA FILLUAR ENDE KAMPIONATI/ Chiellini vë nën presion Inter: Të tre këto skuadra kanë krijuar një…

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka tentuar të vërë nën presion Interin për sezonin e ri, duke u shprehur se zikaltrit kanë bërë një merkato mjaft të rëndësishme dhe se duhet të tentojnë të fitojnë, pasi nuk kanë më justifikime.

“Interi ka bërë një merkato mjaft të rëndësishme dhe tani nuk ka më justifikime. Bashkë me Napolin dhe Juventusin, të tre këto skuadra kanë krijuar një distancë nga ndjekëset dhe besoj se do të jetë një garë treshe për titull. Megjithatë vetëm njëra do të triumfojë dhe atë do ta vendosë fusha e lojës”, tha mbrojtësi.

Giorgio Chiellini u pyet edhe për trajnerin e ri të Juventusit, Maurizio Sarri, ndërsa komentoi edhe gjendjen e skuadrës, kur kanë mbetur rreth 10 ditë nga starti i sezonit të ri të kampionatit italian të futbollit.

“Ne kemi punuar me Conten e Allegrin, që ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri, ndërsa Sarri është edhe më i ndryshëm nga dy të parët. Ai ka idetë e tij dhe ne futbollistët jemi vënë në dispozicion për t’i përvetësuar sa më mirë ato në fushën e lojës. Jemi akoma duke punuar, por nuk e kuptoj pse kampionati duhet të fillonte kaq vonë, pasi përgatitjet po zgjasin pa fund”, tha mbrojtësi veteran.

Related posts

ARSENAL KËRKON PËRFORCIME/ Trajneri Arteta synon të marrë mesfushorin e Juventus…

Delo.autor

SLAVIA PRAGA NUK PRANOI TË ULEN NË GJUNJË/ Sulmuesi i Arsenalit i qëndron përpara syve. Shikoni pamjet që bënë xhiron e rrjetit

Delo.autor

ZYRTARE/ Komentet negative ndaj homoseksualëve, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin

Delo.autor

Leave a Comment