Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI NISI SEZONIN ME HUMBJE/ Zbardhet kushti për Trajnerin Lerda në vazhdim

Partizani i drejtuar nga trajneri Franko Lerda e ka nisur sezonin e ri futbollistik si një fotokopje e edicionit të shkuar, të cilin e kurorëzuan me titullin kampion. Edhe para një viti, të kuqtë e kryeqytetit e nisën keq kampionatin, pasi u mundën 1-0 nga Skënderbeu në transfertë, me një gol të pësuar nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe kampionati i ri ka nisur me një analogji si vjet, pasi Partizani u mund 1-0 nga Kukësi në transfertë dhe pëson me penallti.

Por, për të mos e bërë dramë disfatën me Kukësin, duke e konsideruar thjesht si një humbje në premierë, kërkohet që skuadra e trajnerit italian të ndjekë rrugën që pati një vit më parë Partizani i Gegës, që pas humbjes u kthye me dy fitore radhazi. E njëjta gjë pritet edhe tani nga skuadra e drejtuar nga italiani 52-vjeçar.

Për analogji, edhe kalendari është thuajse identik, pasi duhet të përballen me dy skuadra me probleme, të parën në transfertë ndaj Luftëtarit dhe më pas presin Flamurtarin në shtëpi. Një vit më parë luanin me Kamzën në transfertë dhe prisnin Kastriotin në shtëpi. Nëse vjet të kuqtë e trajnerit Gega nuk bindën me lojë, ajo që ka rëndësi në futboll ishte se morën pikët maksimale, duke arritur dy fitore minimale, 1-0. Starti i keq në kampionat i ka turbulluar disi ujërat te “demat”, megjithëse e nisën sezonin me trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

Për të qetësuar situatën, kërkohet që Partizani të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e radhës, që falë ngjeshjes së kalendarit luhen brenda kësaj jave, të mërkurën ndaj Luftëtarit në Gjirokastër dhe në fundjavë në “Selman Stërmasi” me Flamurtarin. Duke ditur se kundërshtarët e radhës janë skuadra më me probleme dhe të krijuara rishtas, hapat falsë janë të papranueshëm në kampin e kuq dhe nëse ndodhin, nuk është çudi që të ketë masa ndëshkuese, të cilat mund të ndikojnë në apelin e skuadrës.

Pa dyshim, në raste të tilla, ai që është më i prirur ta pësojë është trajneri, gjë e cila shpresohet të mos ndodhë, por ekipi të ndjekë të njëjtën rrugë si një vit më parë. Për transfertën e Gjirokastrës pritet që trajneri Lerda të bëjë ndonjë ndryshim në formacion dhe ka një mungesë të sigurt, Theofilus Solomon, që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Kukësit.

Related posts

Ancelotti acaron milanistët: Tradhtar, shite veten për disa euro!

Sadik.Autor

UEFA HETON JUVENTUS/ Merr dokumente të reja nga Prokuroria e Torinos

F.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi i Arsenal realizon golin “MAGJIK” të mbrëmjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment